Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda iu bashkuan mbrëmjen e djeshme atmosferës festive të kryeqytetit. Së bashku me Zahon, familja Rama ka shpenzuar më shumë se një orë në sheshin “Nënë Tereza”, raporon “Panorama Plus”.
Sigurisht që personi më i kënaqur duket se ka qenë Zaho, i veshur në një stil të ngjashëm me atë të babait të tij, i cili ka provuar edhe disa nga lojërat argëtuese që ofrohen në zemër të Tiranës.
Edhe pse kjo është një periudhë shumë e ngarkuar me punë për Kryeministrin e vendit, duket se ai dhe Linda kanë gjetur kohë për të shijuar familjen e tyre, e sidomos Zahon.
E në fakt, për të gjithë, festat e fundvitit janë festa për të qenë me familjet, përfshirë edhe njerëzit që kanë marrë detyra të vështira, siç është drejtimi i shtetit.
*Më poshtë fotot e siguruara nga gazeta Panorama