Ndodh shpesh që shumë vajza përdorin në përditshmërinë e tyre vetëm shplarësin e fytyrës dhe përdorin një krem hidratues, pa bërë make-up. Megjithatë në evente të ndryshme është gati e pamundur të shmanget. Për këtë arsye, për të gjitha vajzat që urrejnë ‘make-up’ ju propozojmë disa truke të vogla pa u rënduar shumë.
E para gjë që duhet të bëni është të pastroni fytyrën mirë me shplarësin tuaj. Pas saj mund të përdorni një krem tonifikues ose menjëherë hidratuesin.
Hapi i dytë është të vendosni pak fondatinë në një sfungjer dhe ta përhapni në fytyrë. Nëse keni rrathë poshtë syve është i këshillueshëm përdorimi i një korrektori.
Më pas duhet të vendosni rimel në pjesën e qerpikëve duke e aplikuar nga rrënjët në pjesën e sipërme duke hapur shumë syrin.
Si hap të fundit vendosni një buzëkuq me ngjyrën që ju përshtatet më tepër./Xh.K/Opinion.al/