Disa nga WC-të më të zymta dhe joshëse të globit janë fotografuar si pjesë e “Ditës Botërore të WC-së”, një nismë kjo nisur për të nxjerrë në pah nivelet e ulëta sanitare. Në fillim të fushatës së saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se higjiena e dobët rrit rrezikun e sëmundjeve dhe sidomos për fëmijët. OKB bën thirrje për kujdes për gratë dhe vajzat në veçanti . “Një në tre gra në mbarë botën kanë pak akses në tualete të sigurta”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban ki-Moon në një deklaratë.