Të gjithë të dashuruarit janë duke menduar se si ta surprizojnë të dashurin e zemrës në Ditën e të Dashuruarve. Ne ju sugjerojmë disa ide si ta kaloni këtë ditë:
Kërcim
Jo në një klub por në një klasë salsa apo latine, ku të ndiheni më rehat.
Një tur
Në qytetet e vjetra dhe romantike, për tu ndjerë më afër njëri-tjetrit.
Një darkë romantike në shtëpi
Ku ka më mirë se të gatuash për të dhe të shihni bashkë filma romantik.
Dëgjoni një program romantik radiofonik
Këngët e vjetra ju sjellin në memorie shumë gjëra.
Një komedi s’do ishte keq
Nëse nuk jeni romantikë si çift, një komedi do të ishte perfekte për ju.
Një gotë verë
Në një lounge bar, mund të ishte një tjetër zgjidhje për ju që nuk doni të mendoni shumë për këtë ditë, thjesht doni ti kushtoni më shumë kohë partnerit.