JE Motorworks është kompania britanike që është përkujdesur për modifikimin e modelit Defender me motor V8. Land Rover Defender Zulu², është një model që zotëron motorin 4.7-litër V8 me kompresor dhe me kapacitet prej 475 kuaj fuqi, në kombinim me marshin automatik me gjashtë shpejtësi, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
JE Motorworks paralajmëron serinë e limituar në vetëm 25 Defender Zulu², ndërsa sa i përket çmimit, ky model kushton rreth 150 mijë paund.