Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja cili është gazetari shqiptar, që kërcënohet nga ISIS

2015/11/25 at 11:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja cili është gazetari shqiptar, që kërcënohet nga ISIS

Vitin e kaluar, gazetari Genci Angjellari u sulmua nga disa burra të cilët i vunë thikën në fyt. Të nesërmen, bashkëshortja e tij u kërcënua nga disa burra të cilët i kishin thënë se do ta përdhunonin dhe do t’i vrisnin fëmijën dhe burrn nëse ai nuk do të ndalonte “së luajturi me zjarrin”. Genci po hetonte lidhjet mes mafias shqiptare, bizneseve dhe politikanësve. Dhe banditët donin ta ndalonin.


Të frikësuar për jetën, familja Angjellari u largua në Norvegji. Por Norvegjia kërkon ta kthejë. Le t’i themi Norvegjisë se kjo familje e re ka nevojë për mbrojtje dhe jo për t’u deportuar.

Kjo është hyrja që Amnesty Internatinal në Britaninë e Madhe bën për rastin e një gazetari shqiptar që ka kërkuar strehim në Norvegji.

I kërcënuar për shkak se po hetonte mbi një të vërtetë

Genci Angjellari është një gazetar investigativ (ka punuar në Agon Channel – shënim i lapsi.al). Në nëntor 2014 ai po hetonte lidhjet mes mafias shqiptare, biznesit dhe politikanëve kur dy burra me motor e sulmuan. E goditën, i vunë thikën në fyt dhe i thanë të ndalonte hetimet.

Ditën tjetër, dy burra me motor iu afruan gruas së Gencit, Fatjonës. E kërcënuan se do ta përdhunonin dhe i thanë se do t’i vrisnin bashkëshortin dhe vajzën nëse ai nuk do të ndalte
“së luajturi me zjarrin”. Disa ditë më vonë familja fluturoi për në Norvegji.

Kërkesë për azil në Norvegji

“Çifti ka qëndruar në Norvegji bashkë me vajzën e vogël për afro 1 vit, duke iu nënshtruar procesit të azilit. Por pavarësisht Bordi i Apelit të Emigracionit e besoi versionin e kësaj familje, ai vendosi se familja duhet të kthehej në Shqipëri dhe të kërkonte mbrojtjen e policisë në vendin e saj – mbrojtje që ata e kanë kërkuar dhe u është mohuar”, shkruan Amnesty Internationa UK.

Më 30 tetori aplikimi u refuzua nga autoritetet norvegjeze. Teksa ata mund ta apelojnë vendimin, autoritetet norvegjeze mund të mos presin procesin dhe të vendosin ta deportojnë.

Kjo do të thotë se familja është në rrezik serioz se mund të kthehet me forcë në një situatë të rrezikshme. Tani ata mund të deportohen kurdo në Shqipëri, ku u kërcënuan me vdekje.

Punë e rrezikshme të jesh gazetar në Shqipëri

Genci Angjellari nuk është vetëm – gazetarët investigativë në Shqipëri kërcënohen rregullisht për shkak të detyrës. Ata mund të shenjestrohen nga shteti, politikanët, biznesmenë të pasur dhe njerëz të mafias.

Raportimet mbi korrupsionin apo aktivitetet e biznesit apo të krimit të organizuar kanë rezultuar në sulme të dhunshme ndaj gazetarëve apo në ngacmime nga forcat e policisë shqiptare.

Dhjetorin e vitit të kaluar,  një koleg i Gencit u qëllua. Thuajse në të njëjtën kohë, një gazetar tjetër besohet se ishte shenjestër e një sulmi me bombë. Ndësa nuk ka ende gazetarë të vrarë, për shkak të kërcënimeve rreth 14 gazetarë u larguan nga Shqipëria vitin e kaluar, për shkak se sheteti nuk është në gjendje t’i mbrojë.

Vetëm një gazetari i është dhënë mbrojtje nga policia shqiptare. Ai po hetonte mbi rekrutimimin e shqiptarëve nga ISIS dhe ka marrë kërcënime nga Facebook, të cilat besohet se kanë ardhur nga një anëtar i organizatës terroriste. Ata që kanë hetuar mbi aferat korruptive, nuk kanë patur ndonjëherë mbrojtje të tillë./Lapsi.al



Ju sugjerojmë

Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025 2:22 pm
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
Aktualitet

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

5 Qershor, 2025 2:20 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë
Kryesore

Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë

5 Qershor, 2025 1:55 pm
Para
Moti i keq, përmbytje në Tiranë e rrethe

Bashkia Tiranë: Sot, rrezikohen përmbytje, ja ku mund të telefononi

VIDEO/Sherri Noka-Tahiri: Idiot! Debil!

Terrorizmi, SHISH raporton në Komisionin e Sigurisë

Apple & Facebook në luftë kundër pornografisë te fëmijët

Apple & Facebook në luftë kundër pornografisë te fëmijët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
5 Qershor, 2025

Lidhur me pretendimet e opozitës sa i takon zgjedhjeve të 11 Majit, të cilat i konsideron një “farsë”, ka komentuar...

Lexo më shumë

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
5 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vunë veton një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një “armëpushim...

Lexo më shumë

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
5 Qershor, 2025

Ditët e para të muajit qershor kanë sjellë dyndje të turistëve nga vende të ndryshme që zgjedhin Shqipërinë si të...

Lexo më shumë

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
5 Qershor, 2025

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të PD-AMSH Ilir Alimehmeti pas vendimit që ka marrë Komisioni i Ankimimeve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com