Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtuar vëmendjen ndaj krimeve zgjedhore, duke paralajmëruar ndjekje penale ndaj çdo tentative që cënon integritetin e këtij procesi.

Janë një sërë çështjesh penale që mund të përbëjnë krime zgjedhore, të parashikuara në Kodin Penal. Hetimet aktuale përfshijnë, ndër të tjera:

Pengimin e subjekteve zgjedhore dhe kanosjen ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Falsifikimin dhe dëmtimin e materialit zgjedhor

Raste të shkeljes së fshehtësisë së votës dhe votimit të dyfishtë apo pa identifikim

Korrupsionin zgjedhor, si në formën aktive ashtu edhe në atë pasive

Përdorimin e funksionit publik për qëllime politike

Po ashtu, SPAK do të hetojë dhe braktisjen e detyrës nga anëtarët e komisioneve zgjedhore si dhe pengimin e zgjedhësve për të ushtruar të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe të paanshme.

SPAK ka deklaruar se do të jetë i pranishëm me ekipe hetimore në të gjitha qarqet e vendit, duke bashkëpunuar me KQZ-në, Policinë e Shtetit dhe misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Në zyrën e posaçme në KQZ, ku bashkëpunojnë prokurorë dhe përfaqësues të SPAK, ende nuk ka pasur denoncime.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT