Nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjec dhe një vajze 20 vjec. Gruaja në foto është Gjystina Shpani ( Picaku) dhe humbi jetën mbrëmjen e djeshme, teksa një automjet e ka përplasur në momentin që ka qenë duke kaluar rrugën në zonën e Tregut Elektrik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21 e 55 minuta, ndërsa Policia Rrugore është ende në kërkim të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin duke u larguar më pas nga vendngjarja.