Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë tregon për ju çifti juaj i famshëm i preferuar

2018/08/02 at 4:12 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja çfarë tregon për ju çifti juaj i famshëm i preferuar

Nëse ju pëlqejnë shakatë që i hedhin njëri tjetrit Blake Lively dhe Ryan Raynolds në Twitter, apo nuk ngopeni duke parë fotot e bukura të pushimeve të Beyonces dhe Jay Z në Instagram, kjo ka një arsye. Sipas psikologëve, çifti juaj i famshëm i preferuar tregon shumë për atë që kërkoni dhe vlerësoni te partneri, pasi ju krahasoni lidhjen tuaj me lidhjet e vipave, ose dëshironi të keni një të tillë. Hidhini një sy çifteve të mëposhtme, dhe nëse nuk e keni kuptuar ende pse i pëlqeni ata, jua themi ne:


Kanye West dhe Kim Kardashian

Kim dhe Kanye janë padyshim çifti më i fortë. Nëse jeni një fans i Kimye, do të thotë se jeni një grua e fortë dhe e suksesshme që gjithashtu kërkoni një partner të fortë me të cilin përputheni në mendimi dhe në rrugën drejt suksesit. Kim nuk njeh pushim, jeta e saj është e gjitha biznes dhe para. Ajo i ka gjetur te Kanye, partneri i saj prej 6 vitesh dhe babai i 3 fëmijëve të saj, të gjitha cilësitë që kërkon te një mashkull.

Beyonce dhe Jay Z

Që nga incidenti i ashensorit, historitë e tradhëtisë dhe dështimit të shtatzënisë, ky çift i ka kaluar të gjitha dhe i ka rezistuar të gjitha problemeve që iu kanë dalë në rrugë. Ajo që i lidh të dy bashkë është më shumë se një histori e gjatë dashurie. Ju shihni te ata forcimin e lidhjes pas çdo problemi, dhe nëse lidhja e tyre ka mbijetuar, e juaja mund të mbijetojë gjithashtu. Jay dhe Beyonce kanë kaluar me sukses çdo sfidë që nga viti 2002.

Chrissy Teigen dhe John Legend

Padyshim të gjithë i pëlqejnë. Ajo ka një humor të jashtëzkonshëm dhe ai një romantik i pashpresë. Çifti i njohur nuk i lë shumë vend imagjinatës për lidhjen e tyre sepse kanë folur publikisht për çdo gjë. Probleme apo kënaqësi që i fal lidhja e tyre prej 12 vitesh, ne i dimë të gjitha, dhe ata sigurohen të mos zbukurojnë asgjë por t’i thonë gjërat troç. Nëse Chris dhe John janë çifti juaj i preferuar, do të thotë se ju parapëlqeni dhe vlerësoni sinqeritetin.

Blake Lively dhe Ryan Raynolds

Talljet e tyre në rrjetet sociale me njëri-tjetrin i thonë të gjitha. Ryan dhe Blake janë të lezetshëm, të zgjuar dhe shumë romantikë. Janë të martuar prej 6 vitesh dhe kanë dy fëmijë, që do të thotë përtej shakave lidhja e tyre është mjaft serioze dhe solide, por një jetë pa shaka është një jetë e mërzitshme, ao jo?

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

Shumë pak çifte janë kaq solide sa Jada dhe Will. Janë të martuar prej 16 vitesh, dhe pavarësish thashethemeve për divorc dhe tradhëti, ata gjithnjë flasin për besnikëri dhe përkushtim ndaj njëri tjetrit. Përveçse mjaft tërheqës të dy, ky çifti simbolizon ndërtimin dhe ruajtjen e besimit.

Ryan Gosling dhe Eva Mendez

Ndoshta nuk e dinit fare që këta të dy janë të martuar dhe kanë dy fëmijë, kjo sepse Ryan dhe Eva janë shumë shumë diskretë. Ata nuk e shfaqin as dashurinë e as problemet e tyre hapur. Nëse ju pëlqen ky çift, do të thotë që ju respektoni privatësinë dhe është pikërisht privatësia ajo që e rrit lidhjen tuaj.

Princ Harry dhe Meghan Markle

Historia e tyre e dashurisë është njësoj si në përralla. Por edhe pse jetojnë në një pallat mbretëror, mesazhi i tyre i fortë që shpërndajnë është tejkalimi i pengesave dhe ndryshimeve të mëdha që kanë. Nëse ju pëlqen ky çift, do të thotë që ju admironi kalimin e diferencave të mëdha moshore, etnike, kulturore dhe të shkruarën./Opinion.al

Etiketa: cifte te famshmedomethenia


Ju sugjerojmë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët
Life Style

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët

10 Maj, 2026 11:26 am
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme
Life Style

Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme

21 Prill, 2026 8:24 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 20 Prill, cilat janë shenjat me fat

20 Prill, 2026 10:07 am
Para
Foto/ Ja si dukej Era Istrefi përpara ndërhyrjeve

Foto/ Ja si dukej Era Istrefi përpara ndërhyrjeve

Ja si puthin shenjat e horoskopit

Ja si puthin shenjat e horoskopit

Reperi dhe moderatorja së shpejti bëhen prindër!

Reperi dhe moderatorja së shpejti bëhen prindër!
















TE FUNDIT

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
15 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e tij. Një postim të...

Lexo më shumë

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
15 Qershor, 2026

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Lexo më shumë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
15 Qershor, 2026

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Mësohet se Valter Lleshi është vrarë me...

Lexo më shumë

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
15 Qershor, 2026

Publikimi i miliona faqeve dokumentesh nga dosja e Jeffrey Epstein po hedh dritë mbi mënyrën se si ai krijonte kontakte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}