Portieri Etrit Berisha, ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes kundër Rumanisë në Grupin A në Euro 2016.
Berisha ka thënë se nesër është loja e tyre më e rëndësishme në karrierë.
“Për neve është loja më e madhe në karrierë. Do të përpiqem që te japim çdo gjë dhe do te japim çdo gjë. Jemi më të përkushtuar se kurrë. Edhe në lojërat e para kemi dhënë gjithçka por kanë qenë detajet ato që kane vendosur,” tha ai.
I pyetur se sa i njeh sulmuesit rumun, Berisha tha se i njeh vetëm nga dy lojërat e para në Euro 2016, dhe se mendon se Rumania ka ekip të mirë, por jo dhe lojtarë super yje.
“I njoh vetëm nga dy lojërat e para. Rumania ka ekip te mirë por nuk është se kane super yje,” përfundoi ai.