TIRANE- Ilir Meta i pyetur për ndryshime në Qeveri tha se ka gjithmonë vend për përmirësime në punë e qeverisë parlamentit, dhe gjithmonë ka vend për impulse të reja.
“Por këtu ndahemi bashkë, ju tek impulset shihni një person, kurse unë shoh
rezultate të reja, mundësi për të ecur përpara”, u tha Meta gazetarëve.
Deklarata u bë gjatë konferencës për shtyp me Kreun e Parlamentit të Izraelit Yoel Edelstein.
Në fakt Meta hezitoi të fliste për çështje të politikës së brendshme, duke thënë se do të kemi kohë gjatë ditës, por homologu i tij izraelit Yoel Edelsteine zhbllokoi këtë situatë duke thënë se “unë ndihem si në shtëpinë time me këto lloj pyetje”.
Pas batutës së tij që shkaktoi të qeshura në konferencën për shtyp, Ilir Meta u përgjigj gazetarëve se: “Unë jam i bindur se gjithmonë ka nevojë për përmirësim, për punën e qeverisë në punë e parlamentit në punënë e të gjithëve dhe gjithënjë ka nevojë për impulse të reja. Po ndonjëherë këtu ndahemi bashkë se ju te cdo impuls shikon një person ndërsa unë shikoj rezultate të larta, motivim më të madhe dhe realizim të objektivave të qeverisë”.
I pyetyur në lidhje me dekretimet e emërimeve të ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, Meta dhe se kjo është një çështje proceduriale. “Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar. Megjithatë dihet se përpara se të bëhen dekretet e emërimit bëhen ato të shkarkimit. Kështu që besoj se është çështje procedure”, tha kryeparlamentari.