Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00, ku në rendin e ditës, ndërmjet 7 pikave është edhe vendimi për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore. Për këtë nevojitet një votim me shumicë të thjeshtë.
Po kështu sot në orën 15:00 Parlamenti zhvillon raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit. Sipas gjasave edhe kjo seancë do të jetë e dështuar pasi ende nuk ka një emër të propozuar për President. Për të zgjedhur presidentin e ri, parlamenti ka në dispozicion 5 raunde.
/Opinion.al