Në rast se do të hiqnit dorë nga pija do të bënit shumë mirë, pasi do të vini re ndryshime të dukshme shëndetësore. Sipas një studimi të fundit, të Universitetit “College” në Londër, thuhet se lënia e alkoolit qoftë edhe për një muaj ul kolesterolin dhe presionin në gjak. Ata morrën në studim 100 burra dhe 40 gra dhe vunë re gjithashtu se edhe me lënien e alkoolit, edhe mëlçia funksiononte më mirë si dhe rreziku ndaj diabetit ishte më i vogël.