Aktualitet

Burgimi i biznesmenëve, Majko e Vasili kundër Qeverisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 27/10/15 |
b.f

TIRANE- Deputetët e Komisionit të Ligjeve kanë debatuar sot për ndryshimet në Kodin Penal dhe konretisht nenet për evazionin fiskal. Jo vetëm të djathtët por edhe të majtët kanë kundërshtuar këtë nismë të Qeverisë. Deputeti Pandeli Majko tha se “duhet t’i lëmë kohë vetes të flasim me përfaqësues të Qeverisë sepse me këtë çështjen e kuponit tatimor në vend që të dënohet pronari po dënohet shoferi i makinës që sjell mallra kontrabandë”. Ndërsa deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se një ndër problemet është se fakti se hiqet dënimi me gjobë dhe ka vetëm burg. “Një lloj do të dënohet si ai që fut një maune, dhe ai që sjell një arkë kontrabandë”, tha Bylykbashi. Kundra ka qenë edhe Petrit Vasili i LSI i cili thotë se “Qeveria duhet të na tregojë sa është niveli i kontrabandës që na bën të nevojshëm ndërhyrjen në ligj. Nuk justifikohet burgu”, tha theksoi ai.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas