Femrat preferojnë meshkujt altruist dhe jo të bukur. Për të gjetur këtë, shkencëtarët ju treguan femrave fotografi të meshkujve të ndryshëm në situata të ndryshme, të shoqëruar me një përshkrim të asaj se si ata do të silleshin (në mënyrë altruiste apo jo) – për shembull nëse ata do t’i blinin një të pastrehu një sanduiç ose nëse do të ndihmonin një fëmijë që po mbytej.
Rezultatet treguan se femrat preferuan meshkujt altruistë, sidomos kur ishte fjala për marrëdhënie afatgjate.
Kjo preferencë lidhej direkt edhe me tërheqjen fizike; të jesh edhe tërheqës edhe altruist bënin që meshkujt të dëshiroheshin më shumë nga femrat.