Disa muaj më parë, rrjeti social Facebook ndryshoi reagimet për një status apo një foto.
Në fillim thjesht mund të klikoje opsionin ‘Pëlqej’ ose ‘Like’, ndërsa tani u shtuan edhe disa ‘emoji’ tjera.
Së fundmi këtyre emoji-ve iu është shtuar edhe një lule, e cila ka kuptimin e mirënjohjes dhe i dedikohet ditës së nënës.
Vlen të ceket se, dita e nënës festohet në më shumë se 80 vende të botës dhe nuk ka ditë të caktuar. Pra, ajo festohet të dielën e dytë të muajit maj.