Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja ç’do të ndodhë me 12 shenjat javën e ardhshme (17-23 dhjetor 2018)

2018/12/16 at 6:36 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi mujor, zbuloni surprizat që ka rezervuar dhjetori

Dashi

Në fillim të javës do të keni fat dhe do të ndiheni në humor të mirë, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Në aspektin profesional do të merrni lajme të mira. Mërkuri në shenjë do t’ju ndihmojë që të vendosni kontakte me njerëz interesantë dhe projektet tuaja të marrin udhën e zgjidhjes. Bëni kujdes vetëm ditën e shtunë dhe të diel kur mund t’ju dalë ndonjë e papritur.


Demi

Tani që Venusi nuk është më i kthyer nga shenja juaj, do të jetë e vështirë ta jetoni lidhjen në qetësi dhe harmoni. Konfliktet me partnerin do të thellohen aq sa mund të rrezikohet vetë lidhja në çift. Shtyjini çështjet e rëndësishme për të martën dhe të mërkurën, sepse ato do të jenë ditë me fat. Hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të vendosni dialogun mes jush.

Binjakët

Hëna në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj do të zbusë disi ndikimin e Mërkurit. Nëse gjërat në aspektin profesional nuk kanë shkuar dhe aq mirë këto kohët e fundit, tani më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar dhe të prisni lajme të mira, sidomos gjatë ditëve me fat të enjten dhe të premten. Marsi gjithashtu do të ndikojë që të ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm.

Gaforrja

Gjithçka do t’ju shkojë mirë në çështjet e zemrës, sepse Venusi është i kthyer nga shenja juaj dhe marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë e kënaqshme. Në fundjavë, falë Hënës në shenjë, do të përjetoni emocione pafund. Beqarët të rrinë në gatishmëri, sepse mund të kenë takime të rëndësishme. Marsi do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë fizikisht dhe të gatshëm për të realizuar synimet tuaja.

Luani

Venusi do të largohet nga shenja juaj dhe zënkat me partnerin sa vijnë e do të thellohen. Ditët më të mbara të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Të martën dhe të mërkurën gjendja do të jetë e tensionuar. Ju leverdis të përqendroheni te puna, sepse aty do të merrni kënaqësitë më të mëdha dhe do të keni të reja interesante.

Virgjëresha

Largimi i Marsit jua rëndon gjendjen shpirtërore. Situata në aspektin profesional nuk parashikohet të jetë më e mirë, falë edhe pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Marrëdhënia me kolegët dhe eprorët do të jetë e ndërlikuar. Për fat, Venusin do ta keni në anën tuaj dhe do të mund të gjeni ngushëllim. Gjithçka do t’ju ecë mirë në aspektin e ndjenjave. Fundjava do të jetë e mbushur me emocione.

Peshorja

Në fillim të javës do të ndiheni disi nervozë, sepse Hënën nuk do ta keni aleate. Por mos u shqetësoni shumë sepse do të keni Mërkurin në anën tuaj, i cili do të ndikojë për mirë në zgjidhjen e problemeve. Ditët më me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja. Ku i dihet, mbase gjatë atyre ditëve mund të merrni ndonjë surprizë të bukur…

Akrepi

Kjo do të jetë një javë e mbushur me pasion, gjatë së cilës do të përjetoni emocione të forta. Ditët me fat do të jenë e shtuna dhe e diela, atëherë kur edhe Venusin do ta keni në shenjë. Të martën dhe të mërkurën mund të lindin probleme në aspektin profesional dhe falë Hënës në pozicion të pafavorshëm t’ju dalë ndonjë pengesë e paparashikuar…

Shigjetari

Falë pranisë së Mërkurit në shenjë do të keni suksese të njëpasnjëshme. Do të jeni në qendër të vëmendjes si në aspektin profesional edhe në atë familjar. Do të rrethoheni nga dashuria e të afërmve tuaj. Bëni kujdes të enjten dhe të premten, sepse Hënën do ta keni kundër. Gjatë atyre ditëve mund të ndiheni në humor të keq pa pasur një arsye të veçantë. Momenti i vështirë do të kalojë shpejt dhe fundjava do të jetë e mbushur me emocione.

Bricjapi

Venusi dhe Marsi do t’ju favorizojnë, do të nxjerrin në pah shpirtin tuaj luftarak dhe do të ndikojnë që të tregoheni të vendosur, sidomos në çështjet e zemrës. E dini mirë çfarë doni dhe nuk keni frikë ta kërkoni. Kujdes të mos e ekzagjeroni me kërkesat tuaja ditën e shtunë dhe të diel, kur Hëna nuk ju favorizon. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat.

Ujori

Gjithçka duket se ju ecën më së miri në aspektin profesional. Jeta juaj sentimentale vazhdon të ketë probleme, por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt do ta gjeni ekuilibrin e humbur. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni ditët kur Hëna ju favorizon, më saktë të hënën, të enjten dhe të premten. Bëni kujdes të martën dhe të mërkurën, sepse mund të keni debate me partnerin.

Peshqit

Me Marsin në shenjë do të jeni të pandalshëm. Do të ndiheni energjikë dhe me dëshirën për të vepruar. E megjithatë, në aspektin profesional mund të hasni ndonjë vështirësi. Gjithçka do t’ju ecë mbarë në fushën e ndjenjave. Venusi është kthyer nga shenja juaj dhe lidhja juaj do të shkojë më së miri. Të enjten dhe të premten gjendja mund të jetë disi e tensionuar, por në fundjavë gjithçka do të zgjidhet.

Etiketa: horoskopi javor


Ju sugjerojmë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Para
Bëri padi për ngacmim seksual, Eliza Dushku dëmshpërblehet me 9.5 milion $

Bëri padi për ngacmim seksual, Eliza Dushku dëmshpërblehet me 9.5 milion $

Shkëlqen Shaqiri, dy golat e tij i japin fitoren Liverpulit

Shkëlqen Shaqiri, dy golat e tij i japin fitoren Liverpulit

Studimi/ Kopshtaria, pasioni që do t’ju bëjë të jetoni 100 vjet

Studimi/ Kopshtaria, pasioni që do t’ju bëjë të jetoni 100 vjet
















TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com