Situata e krijuar para ndeshjes ShqipëriIzrael, ku u vu në dyshim mbarëvajtja e zhvillimit të takimit për shkak të rrezikut të një sulmi terrorist, çka solli dhe ndryshimin e stadiumit nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”, bëri që masat e sigurisë të ndërmarra nga autoritetet shqiptare të ishin nga më të rreptat.
Gazetari që shoqëron delegacionin izraelit, Nadav Zenziper, ka bërë një reportazh të udhëtimit për mediat e vendit të tij, duke treguar se masat e sigurisë të ndërmarra në Shqipëri, ishin të një niveli si asnjëherë më parë në një udhëtim të kombëtares izraelit.
“Kam udhëtuar shpeshherë me delegacione sportistësh nga Izraeli, por nuk ka dyshim që udhëtimi drejt Shqipërisë ishte më i sigurti. Që nga aeroporti dhe deri te hyrja e hotelit ku u akomoduam, qindra forca sigurie u kujdesën që asgjë e pazakontë të ndodhte, duke shqetësuar jetën normale të kryeqytetit shqiptar”, shkruan Zenziper në reportazhin e tij.