Bota

Izraeli rikthen izolimin në 30 qytete pas shtimit të viktimave nga Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 06/09/20 |
Al Do

Izraeli ka vendosur të bllokojë disa qytete pasi vendi kaloi 1,000 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të AFP, Izraeli është bërë vendi i pestë në botë për numrin e rasteve për frymë gjatë dy javëve të fundit, duke e vendosur vendin përpara Brazilit dhe SHBA

Qeveria do të votojë të hënën mbi rivendosjen e masave të bllokimit në rreth 30 nga qytetet më të goditura të vendit. Kjo do të shkaktonte mbylljen e shkollave dhe bizneseve.

Ndërsa Izraeli fillimisht dukej se po menaxhonte mirë pandeminë, vdekjet janë trefishuar gjatë verës, duke çuar në protesta të rregullta kundër menaxhimit të krizës së Kryeministrit Netanyahu./ Opinion.al

Pas