Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli: Progres domethënës për furnizimin me armë nga Shtetet e Bashkuara

2024/06/27 at 9:05 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Izraeli: Progres domethënës për furnizimin me armë nga Shtetet e Bashkuara

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se është arritur “progres domethënës” për t’iu dhënë përgjigje shqetësimeve të Izraelit në lidhje me dërgesat amerikane të armatimeve për shtetin hebre.


“Pengesat janë eliminuar, janë trajtuar pikat delikate, për të përparuar me një seri çështjesh dhe në veçanti me përforcimin ushtarak dhe furnizimin me municione”, tha zoti Gallant pas takimit me këshilltarin amerikan të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Më herët gjatë javës, zoti Gallant u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Shtetet e Bashkuara janë vendi kryesor që furnizon me armë Izraelin, por në javët e fundit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ankua për ritmin e ngadaltë të dërgesave gjatë disa muajve të fundit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se u gjendën të befasuar nga komentet e zotit Netanyahu.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Sullivan “riafirmoi angazhimin e presidentit Biden për t’u siguruar se Izraeli ka gjithçka që i duhet për t’u mbrojtur ushtarakisht dhe për t’u përballur me kundërshtarët e tij që mbështeten nga Irani”, Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Libanin jugor.

Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin këtë javë se shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin jugor mund të shndërrohen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths u tha gazetarëve në Gjenevë se përhapja e luftimeve nga Gaza drejt Libanit do të ishte “ndoshta apokaliptike”. Ushtria e Izraelit tha javën e kaluar se ishin “hartuar dhe miratuar” planet për një ofensivë në Liban.

“Jemi të shqetësuar për potencialin për më shumë tragjedi dhe viktima”, tha zoti Griffiths, duke paralajmëruar se një luftë në Liban “do të tërhiqte Sirinë dhe të tjerë”.

“Do të ketë sigurisht ndikim në Gazë; sigurisht që do të ketë ndikim në Bregun Perëndimor”, tha ai. “Është shumë alarmuese”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi të mërkurën, siç tha ai, planet e kryeministrit izraelit Netanyahu për ta “përhapur luftën” e Gazës më gjerë në rajon.

“Izraeli tani po i kthehet Libanit dhe ne shohim se fuqitë perëndimore në prapaskenë i rrahin shpinën Izraelit dhe madje e mbështesin”, u tha zoti Erdogan ligjvënësve.

Zoti Netanyahu ka thënë se “faza intensive” e luftimeve kundër Hamasit në Gazë do të përfundojë së shpejti dhe forcat izraelite do të rivendosen në kufirin verior ku Izraeli dhe grupi militant Hezbollah me qendër në Liban kanë shkëmbyer zjarr prej muajsh. Kryeministri Netanyahu e ka cilësuar këtë ndryshim si të natyrës mbrojtëse.

Zyrtarët amerikanë këtë javë kanë shprehur kundërshtimin e tyre, duke e paralajmëruar Izraelin kundër lëvizjeve që mund të zgjerojnë konfliktin.

Sekretari Austin i tha ministrit Gallant se një konflikt i shtuar midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të shkaktojë një luftë rajonale. Sekretari Austin kërkoi një zgjidhje diplomatike.

“Një luftë tjetër mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të bëhet lehtësisht një luftë rajonale, me pasoja të tmerrshme për Lindjen e Mesme”, tha sekretari Austin. “Diplomacia është mënyra më e mirë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”.

Ministri Gallant, duke folur përpara takimit me sekretarin Austin, tha: “Po bashkëpunojmë nga afër për të arritur një marrëveshje, por duhet të diskutojmë gjithashtu gatishmërinë për çdo skenar të mundshëm”.

Sekretari Blinken i kërkoi gjithashtu Izraelit të shmangte përshkallëzimin në Liban kur u takua me zotin Gallant të hënën.

Izraeli dhe Hezbollahu patën një luftë të plotë për herë të fundit në vitin 2006, kur një sulm përtej kufirit i Hezbollahut u pasua me 34 ditë luftime që patën pasoja të rënda për Libanin, veçanërisht në rajonin jugor të vendit.

Zoti Gallant u takua gjithashtu me shefin e CIA-s, Bill Burns, i cili është edhe zyrtari kryesor amerikan i përfshirë në negociatat për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit tetorin e kaluar ndaj Izraelit gjatë të cilit sipas zyrtarëve izraelitë u vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë. Nga kundërofensiva e Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 37,600 palestinezë, kryesisht civilë, por ndër ta edhe mijëra luftëtarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të këtij territori të drejtuar nga Hamasi./VOA



Ju sugjerojmë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Para
Deputetët rikthehen në parlament, PS kërkon votat e demokratëve për…

Kuvendi në seancë plenare/PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Dhunuan dy persona nga Liqeni Artificial/ Arrestohet një 46-vjeçar, procedohet një tjetër

Opozita protestë të premten para Bashkisë, policia tregon rrugët që do të bllokohen

Opozita protestë të premten para Bashkisë, policia tregon rrugët që do të bllokohen
















TE FUNDIT

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
8 Qershor, 2025

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com