Ditën e sotme do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për Kosovën.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada izraelite në Prishtinë ku thuhet se e pranishme do të jetë edhe ambasadorja Tamar Ziv.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim