Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

2024/06/20 at 4:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

Forcat izraelite goditën gjatë natës disa zona në pjesën qendrore të Rripin të Gazës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë. Ndërkaq banorët thanë se forcat israelite zgjeruan sulmin e tyre me tanke në pjesën jugore të rajonit në Rafah.

Avionët izraelitë goditën një shtëpi në kampin Al-Nuseirat, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, ndërsa tanket bombarduan zonat në kampet Al-Maghazi dhe Al-Bureij, duke plagosur shumë të tjerë. Nuseirati, Maghazi dhe Bureiji, janë tre nga tetë kampet kryesore të refugjatëve në Gazë.

Në Deir al-Balah, një qytet i mbushur me palestinezë të zhvendosur nga pjesë të tjera të territorit, si pasojë e një sulmi ajror izraelit të enjten u vra një palestinez dhe plagosën disa të tjerë, njoftuan zyrtarë të shëndetësisë.

Ushtria izraelite bëri të ditur të mërkurën se po vazhdon operacionet në të gjithë rajonin duke patur si objektiv militantët dhe infrastrukturën ushtarake. Sipas saj, operacionet e tyre janë “precize, të bazuara në informacione zbulimi”.

Më shumë se tetë muaj që nga fillimi i luftës në Gazë, Izraeli është përqendruar tashmë në dy zonat e fundit që trupat e tij nuk i kishin pushtuar ende, në Rafah, një qytet në skajin jugor të rajonit, si dhe zonën përreth qytetit Deir al-Balahut në qendër të territorit. Operacionet kanë detyruar më shumë se një milion persona të largohen që nga muaji maj, shumica dërrmuese tashmë të zhvendosur nga pjesë të tjera të rajonit.

Në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, tanket izraelite të vendosura thellë në zonat perëndimore dhe qendrore të qytetit, intensifikuan bombardimet, duke detyruar shumë familje të largohen drejt veriut. Disa banorë thanë se ritmi i bastisjes është përshpejtuar në dy ditët e fundit.

Në këtë qytet strehoheshin mbi gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës deri më 7 maj, kur forcat izraelite filluan ofensivën tokësore ndaj Rafahut. Besohet se aty kanë mbetur tashmë më pak se 100,000 persona.

Përpjekjet ndërkombëtare, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, nuk kanë arritur të bindin Izraelin dhe Hamasin të bien dakord për një armëpushim dhe aktualisht nuk ka shenja për një ndërprerje të luftimeve.

Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik thanë se luftëtarët e tyre i kishin sulmuar forcat izraelite me raketa antitank dhe mortaja dhe në disa zona kishin vendosur mjete shpërthyese me objektiv njësitë e ushtrisë izraelite.

Të enjten, autoritetet izraelite liruan 33 palestinezë të cilët ishin arrestuar gjatë muajve të fundit në zona të ndryshme të rajonit. Të arrestuarit e liruar u shtruan në spitalin Al-Aksa, në pjesën qendrore të Gazës, pasi ata u ankuan për tortura dhe keqtrajtime nga burgosësit izraelitë.

Fushata tokësore dhe ajrore e Izraelit u nxit pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 nga militantët e Hamasit, gjatë të cilit ata vrarë rreth 1200 persona e morrën peng më shumë se 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Si pasojë e ofensivës janë vrarë më shumë se 37,400 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi dhe pjesa dërrmuese e popullsisë është e pastrehë dhe në varfëri./VOA

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Euro 2024/Përballja vendimtare kundër Spanjës, Manaj zbulon formulën

Euro 2024/Përballja vendimtare kundër Spanjës, Manaj zbulon formulën

FOTO/ Kanye West i mbuluar dhe Bianka “e zhveshur”, çifti kontrovers sërish në vëmendje

FOTO/ Kanye West i mbuluar dhe Bianka “e zhveshur”, çifti kontrovers sërish në vëmendje

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com