Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izrael, shtohen aplikimet për leje armësh pas konfliktit me Hamasin

2024/01/16 at 7:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Izrael, shtohen aplikimet për leje armësh pas konfliktit me Hamasin

Masakra e militantëve të Hamasit në Izrael më 7 tetor ka nxitur mijëra izraelitë që të pajisen për herë të parë me armë zjarri.

Siç mësohet nga Jeruzalemi disa grupe po shprehin shqetësime lidhur me pasojat që mund të ketë ky fenomen.

Leila Grotsky thotë se kishte menduar prej kohësh të pajisej me armë zjarri. Por sulmi i Hamasit më 7 tetor ndaj 20 komuniteteve izraelite dhe vrasja e 1200 burrave, grave dhe fëmijëve, bëri që ajo përfundimisht të merrte vendimin.

“Ngjarje të tmerrshme ndodhën në jug të vendit. Por komunitetet që ishin të pajisura me armë, që kishin armë zjarri në shtëpi, ishin në gjendje të mbroheshin. Situata mund të kishte qenë më e rëndë nëse ato nuk do të kishin mbrojtur veten”, thotë Leila Grotsky që po stërvitet për të përdorur armët e zjarrit.

Ajo po trajnohet për vetëmbrojtje në shkollën kundër terrorizmit “Caliber 3”. Ajo bleu për 1300 dollarë një revole të modelit “Mossberg MC2c” dhe pagoi 150 dollarë për kursin e trajnimit. Gjatë trajnimit ajo mësoi ta përdorte armën dhe të gjuante në shënjestër.

Yakov Tueti u zhvendos në Izrael nga Franca dhe jeton në një lagje të Jeruzalemit pranë kufirit me qytetet palestineze të Bregut Perëndimor. Ai tha për Zërin e Amerikës se aplikoi për leje arme një javë pas sulmit të Hamasit, sepse kërkon të mbrojë dy fëmijët e tij të vegjël dhe gruan e tij.

“Kur pamë se çfarë ndodhi më 7 tetor, vendosëm që të jemi më të përgatitur dhe më të fortë për çdo skenar tjetër. Gjithmonë kam menduar që të blej një armë zjarri”.

Shitjet e armëve dhe trajnimi në shkollën “Caliber 3” janë rritur me 2000% që nga sulmi i Hamasit, thotë themeluesi i kompanisë Sharon Gat. Ai thotë se procedura e pajisjes me leje armësh është tejet e rreptë.

“Pas aplikimit, Ministria e Brendshme bën hetime për të kaluarën e individëve nëse kanë bërë krime, kanë lidhje me terroristët ose për probleme mendore apo fizike. Nëse i plotësojnë kushtet, ata intervistohen dhe dërgohen tek shkolla jonë për t’i trajnuar”, thotë për Zërin e Amerikës themeluesi i kompanisë “Caliber 3” Sharon Gat.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir i vijës së ashpër, kohët e fundit i lehtësoi procedurat e pajisjes me armë dhe njoftoi formimin e ekipeve civile të reagimit të shpejtë.

Rreth 250,000 izraelitë kanë aplikuar për leje armësh dhe vetëm katër janë refuzuar, sipas gazetës Ha’aretz. Grupe për të drejtat e grave kanë ngritur shqetësimin se përhapja e armëve mund të çojë në abuzimin e tyre në rastet e dhunës në familje.

Fushata e ministrit Ben-Gvir për të armatosur ekipet e sigurisë civile është e ndarë nga përpjekjet e tij për të rritur armatimin e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor. Që nga 7 tetori, kolonët hebrenj kanë vrarë të paktën nëntë palestinezë, sipas OKB-së dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Madje edhe izraelitët që nuk jetojnë në vendbanimet e Bregut Perëndimor ose pranë kufirit me Gazën thonë se janë të shqetësuar për sigurinë e tyre personale.

“Nuk do të thoja se më bën të ndihem e fuqishme, por më jep një ndjenjë të shtuar sigurie. E di që ushtria dhe forcat tona të sigurisë janë të mahnitshme, por ato nuk mund të arrijnë në vendngjarje brenda një sekonde. Është e rëndësishme që të kesh një farë mase kontrolli”, thotë Leila Grotsky.

Ngjarjet e 7 tetorit kanë traumatizuar shumë izraelitë, madje edhe ata nuk u prekën personalisht nga sulmet. Izraelitët thonë se do të bëjnë gjithçka të mundur për t’u siguruar që kjo të mos përsëritet./VOA

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Tre deputetët e Bashës konfirmojnë pjesëmarrjen në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore

Tre deputetët e Bashës konfirmojnë pjesëmarrjen në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore

Hasani në Kosovë: Serbia të ndalë lojën qesharake me ushtrinë në kufi

Hasani në Kosovë: Serbia të ndalë lojën qesharake me ushtrinë në kufi

Hasani takime me përfaqësues të partive politike në Kosovë: Shqiptarët, kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal

Hasani takime me përfaqësues të partive politike në Kosovë: Shqiptarët, kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com