Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izrael: Greva dhe protesta kombëtare kundër ndryshimeve në drejtësi

2023/03/27 at 4:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Izrael: Greva dhe protesta kombëtare kundër ndryshimeve në drejtësi

Punonjësit e sektorëve kyçë në Izrael filluan të hënën një grevë mbarëkombëtare, që rrezikon të paralizojë ekonominë.


Greva është një përshkallëzim i një lëvizjeje protestash kundër planit të kryeministrit Benjamin Netanjahu për ndryshime të thella në gjyqësor, të cilat do të dobësonin këtë sistem dhe do t’i jepnin më shumë të drejta kontrolli ndaj tij qeverisë dhe parlamentit.

Shkarkimi gjatë fundjavës i Ministrit të Mbrojtjes pasi ai kritikoi reformën, ishte shtysa e fundit për protestuesit në gjithë vendin.

Fluturimet nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit u ndërprenë, qendrat tregëtare dhe universitetet mbyllën dyert dhe grupi më i madh i sindikatave të Izraelit bëri thirrje që 800,000 anëtarët e tij – në shëndetësi, tranzit, banka dhe fusha të tjera – të ndalojnë punën. Edhe sindikata kryesore e mjekëve njoftoi se anëtarët e saj do të hynin në grevë.

Dhjetëra mijëra vetë mbushën rrugët anembanë vendit në një shprehje spontane indinjate pas vendimit të kryeministrit për të shkarkuar ministrin e mbrojtjes.

Protestuesit hodhën parrulla dhe ndezën zjarre në autostradën kryesore të Tel Avivit, duke bllokuar autostradën dhe shumë rrugë të tjera në të gjithë vendin për orë të tëra.

Mijëra demonstrues mbërritën në Jeruzalem të hënën për të protestuar ndaj ndryshimeve. Ata e shohin lëvizjen e qeverisë Netanjahu si një hap drejt diktaturës.

“A nuk ka vuajtur mjaft populli hebre? Kjo është fjalia më e përshtatshme që mund të themi në këtë moment. Shko në shtëpi, na lër të qetë. Nuk më intereson kush vjen në vend të tij. Kushdo është më i mirë se Netanjahu”, thotë protestuesi Tsur Livne.

“Kur Ministri i Mbrojtjes (Yoav Gallant) del në TV dhe thotë ‘jemi në rrezik të madh’. Dhe më pas kryeministri thotë ‘oh nuk po tregohesh besnik ndaj meje, kështu që unë do të të shkarkoj. Është e bezdisshme, madje më shumë se bezdisshme, është e tmerrshme”, thotë studentja Avishage Biton.

Ndryshimet do të forconin kontrollin e qeverisë mbi emërimet në gjyqësor, do të kufizonin kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rishikuar vendimet e qeverisë dhe do t’i jepnin Knessetit autoritetin për të rrëzuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kufizuar shqyrtimin nga gjykatat të ligjeve. Ministri i Mbrojtjes, Yoev Gallant ishte anëtari i parë i lartë i partisë Likud në pushtet që foli kundër reformës, duke thënë se ndasitë e thella po kërcënonin të dobësonin ushtrinë.

“Përçarja në rritje në shoqërinë tonë po depërton në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe në agjencitë e sigurisë. Kjo përbën një kërcënim të qartë, të menjëhershëm dhe të prekshëm për sigurinë e shtetit”, tha ai të shtunën.

Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes duket se e mbushi kupën për shumë njerëz, përfshirë Histadrut-in, grupi më i madh ombrellë i sindikatave të vendit.

“Si mund të shkarkohet ai kështu? Çfarë jemi ne republikë bananesh? Ç’është kjo?” tha kreu i këtij grupi.

Shkarkimi sinjalizoi se kryeministri dhe aleatët e tij do të vazhdojnë këtë javë me hapat e planit për ndryshime. Megjithatë disa anëtarë të partisë së tij Likud thanë se do ta mbështesnin zotin Netanjahu nëse ai do t’i dëgjonte thirrjet për të ndalur ndryshimet, ndërsa media izraelite, duke cituar burime të paidentifikuara, njoftoi se ai në fakt mund ta ndalte reformën të pakën përkohësisht.

Protestuesit u mblodhën të hënën edhe para Knessetit, parlamentit të vendit ndërsa brenda parlamentit një komision miratoi ratifikimin e mundshëm një projekt-ligj kyç për ndryshimet e gjyqësorit.

Gjatë një sesioni të tensionuar mbi projektligjin, ligjvënës të opozitës përplasën duart në tryezë dhe bërtitën “turp, turp”, ndërsa disa prej tyre u nxorrën nga salla.

Kryetari i komisionit për kushtetutën, ligjet dhe drejtësisë tha se procesit për projekt-ligjin do të vazhdojë si zakonisht dhe se koalicioni qëndron i fortë.

Plani për ndryshimet në gjyqësor, i ndërmarrë nga kryeministri Netanjahu, i cili është në gjyq për korrupsion, dhe aleatët e tij në qeverinë më të djathtë të Izraelit – e ka zhytur Izraelin në një nga krizat e brendshme më të rënda.

Trazirat kanë thelluar ndasitë mbi karakterin e Izraelit që kanë ekzistuar që nga krijimi i tij. Protestuesit thonë se po luftojnë për vetë shpirtin e kombit, duke thënë se reforma do të eliminojë sistemin e kontrolleve dhe balancave të Izraelit dhe do të sfidojë drejtpërdrejt idealet e tij demokratike.

Qeveria i ka etiketuar protestuesit si anarkistë që duan të rrëzojnë një udhëheqje të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe thotë se plani do të rivendosë një ekuilibër midis degëve gjyqësore dhe ekzekutive dhe do të frenojë atë që ata e shohin si një gjykatë me kompetenca të tepruara me prirje liberale.

Në qendër të krizës është vetë Netanyahu, udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit, dhe pyetjet se deri ku është i gatshëm të arrijë ai për të ruajtur kontrollin e pushtetit, ndërkohë që ai vetë përballet me akuza për mashtrim, shkelje të besimit dhe marrje ryshfeti në tri çështje të veçanta. Ai mohon të ketë bërë shkelje.

Presidenti Izraelit, Isaac Herzog, bëri thirrje përsëri për ndalimin e menjëhershëm të planit. Të njëjtën gjë bëri edhe udhëheqësi i opozitës Yair Lapid.

“I bëj thirrje qeverisë së Izraelit, Likudit, të vijnë në vete, të ndalin legjislacionin dhe të vijnë të flasin me ne. Nuk kemi nevojë të përplasemi, nuk kemi nevojë të përçahemi. Ka zgjidhje”, tha ai.

Zhvillimet po ndiqen me vëmendje edhe në Uashington. SHBA megjithëse aleat i ngushtë me Izraelin, ka pasur shqetësime lidhur me zotin Netanjahu dhe elementët e ekstremit të djathtë të qeverisë së tij. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson tha se Shtetet e Bashkuara ishin “thellësisht të shqetësuara” nga zhvillimet në Izrael, “të cilat nënvizojnë më tej nevojën urgjente për kompromis”.

“Vlerat demokratike kanë qenë gjithmonë dhe duhet të mbeten një shenjë dalluese e marrëdhënieve SHBA-Izrael,” u shpreh Watson./ VOA



Ju sugjerojmë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Para
Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Më 14 maj synojmë 40 bashki

Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Më 14 maj synojmë 40 bashki

Nga Endri Fuga te ish-deputeti i PD, lista e PS për kandidatët e këshillat Bashkiak

Nga Endri Fuga te ish-deputeti i PD, lista e PS për kandidatët e këshillat Bashkiak

Begaj: Nuk pranoj Republikë Srpska në Kosovë

Begaj: Nuk pranoj Republikë Srpska në Kosovë
















TE FUNDIT

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
9 Shkurt, 2026

Për të parafrazuar hapjen e famshme të Marksit, një fantazmë po e përndjek botën: fantazma e skandalit Epstein. Miliona email-e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com