Albërie Hadërgjonaj një ndër këngëtaret më të perfoluar të showbizit shqiptar. E ftuar së fundmi në “Oxygen” tregoi një histori me të ëmën e cila jeton në Deçan, vendlindja e këngëtares.
“Në verë kur ika se mbarova dasmat, e pashë që u mërzit dhe mami e ka një zakon që hedh ujë kur dal që t’i vij vitin tjetër prapë. U mërzita shumë dhe dola edhe njëherë nga makina. ‘Hajt, hajt’, tha dhe iu mbushën sytë me lot. Iu ula në gjunjë e besoni dhe i thashë ‘Mami s’të dal borxhit kurrë’, tregoi Albërija e përlotur.
“Jam në dasma thuajse çdo natë dhe nuk ha asnjë gjë në dasma se e di që në 2 e në 3 e ke zgjuar. I them po pse zgjohesh mami. E më thotë po tutem po të mbyt ndokush se ti je me para”, tregoi këngëtarja e përlotur.