Aktualitet

Iu sekuestruan mijëra euro, avokati i mjekut: Do bënte një blerje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 12/02/21 |
Opi Nion

“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje”, kështu është shprehur avokati i mjekut kardiolog të  QSUT-së, Edvin Prifti, të cilit SPAK i sekuestroi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash në zyrën e tij dhe në banesë.

Sipas avokatit Henrik Ligori, mjeku nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore pasi sasia e parave janë përfituar në mënyrë të ligjshme.

Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.”-ka thënë për “Ora Neës” Ligori.

Prifti pezullua nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas arrestimeve të kryera në Gjykatën e Krujës.

Hetimet ndaj tij nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës  të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme edhe korrupsionin në shëndetësi.

SPAK bën me dije se  nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Posaçme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Për kardiokirurgun Prifti, SPAK ka vendosur pezullimin e ushtrimit të profesionit.  Të njëjtin vendim ka marrë edhe për infermieren  Trëndafile Frengu, ndërsa për Migena Skëndërin është vendosur masa detyrim për tu paraqitur./ Opinion.al

Pas