Kronikë

Iu dogj makina pranë banesës, biznesmeni: Nuk kam konflikte



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 19/11/22 |
Opi Nion

Mëngjesin e kësaj të shtune u përfshi nga zjarri makina e biznesmenit Ndue Pjetrushi në ishull Shëngjin.

Biznesmeni deklaron se nuk ka konflikte me asnjë person, ndërsa thekson se drejtësia duhet të zbardh ngjarjen për të vërtetuar nëse makina është djegur qëllimisht apo për shkak të ndonjë defekti teknik.

Pjetrushi thotë se dëgjoi një shpërthim rreth orës 4:00 të natës dhe pa se automjeti i tij tip Benz ishte shkrumbuar tërësisht.

Ndue Pjetrushi: Rreth orës 3:50 kam dëgjuar një shpërthim, si shpërthim i mbytur. Kam dalë në ballkon dhe e kam parë makinën duke u djegur. Në moment kam lajmëruar policinë, kanë ardhur, erdhi dhe zjarrfikësja bashkë me to, bënë ato procedurat e veta.

Pyetje: Keni dyshime për zjarrvënie të qëllimshme?

Ndue Pjetrushi: S’kam asnjë konflikt me kërkënd. Besoj të gjithë që më njohin e dinë që s’jam i problemeve.

Pyetje: Me çfarë merreni?

Ndue Pjetrushi: Në fushën e hidrokarbureve, transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj. Mund të jetë edhe zjarrëvënie e qëllimshme, mund të jetë edhe që ka marrë vetë. Atë mund ta nxjerrin vetëm hetimet.

Pyetje: Kamerat e shtëpisë nuk kanë qenë në funksion?

Ndue Pjetrushi: Jo, kanë një javë që s’më kanë punuar, DVR-ja ka pasur probleme dhe e kam çuar për ta riparuar.

Pas