Administrata rajonale e Lombardisë ka lajmëruar se do të ndalojë përdorimin në ambjentet e institucioneve publike, mes tyre edhe spitaleve, të shamive që mbulojnë fytyrën e grave.
Këshilltarja Rajonale për Sigurinë, Simona Bordonali tha se rregullat për hyrje në institucione të tilla do të rishikohen për të ndaluar aksesin e grave që veshin burka.
Këshilltarja rikujtoi se në Lombardi ekziston një ligj kombëtar që i ndalon njerëzit të shfaqen të maskuar në publik.
Këto masa vijnë sipas saj, për shkak se Italia është vendi më i prekshëm ndaj sulmeve të Shtetit Islamik.