Italia mposhti 2-1 ndaj Belgjikës, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Euro 2020, aty ku do të përballet me Spanjën.
Për ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini shënuan Barella dhe Insigne, ndërsa Lukaku shkurtoi diferencën me 11-metërsh.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë rezultati mbeti i pandryshuar.