Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 17-vjeçare u vra me thikë.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është Michelle Causo, 17 vjeçe.
Mësohet se adoleshentja u vra dhe trupi i saj u fut n qese plehrash dhe më pas u ngarkua në një karrocë supermarketi dhe u braktis pranë koshave në via Stefano Borgia, në Primavalle, lagjen ku ajo jetonte në Romë.
Për ngjarjen e rëndë është arrestuar një djalë me origjinë nga Sri Lanka por i lindur në Romë.
Mbetet ende mister arsyeja e vrasjes së 17-vjeçares nga bashkëmoshatari i saj. Mediat italiane shkruajnë se viktima dhe autori i krimit njiheshin por nuk kishin marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin.
Vajza ndiqte shkollën e mesme dhe një shok klase e përshkroi Michelle si “një vajzë të zgjuar./Opinion.al