Tomorr Buzi, një shqiptar që banon në Romano të Italisë ka kryer një gjest heroik pasi ka shpëtuar jetën e një foshnje 4 muajshe.
Tomorr Buzi ishte me gruan dhe vajzat kur dëgjoi një grua që po bërtiste me të madhe duke kërkuar ndihmë, ndërkohë që foshnja e saj po qante. Ajo kishte rënë në ujërat e ftohta të liqenit Braies ndërsa shqiptari sapo i pa vrapoi për t’i shpëtuar.
“Askush nuk do t’i rezistonte kurrë klithmave të një gruaje që kërkon ndihmë, aq më pak të një foshnje. Është aq i vogël dhe i pafuqishëm. Kur e pashë, instikti më çoi që ta shpëtoja menjëherë. Është çështje sekondash dhe nuk mendon asgjë tjetër. Në atë moment, misioni im ishte ta shpëtoja”, tha Buzi, i cili banon në Romano.
Buzi u zvarrit dhe u rrotullua me kujdes në akull, për të arritur tek fëmija në rrezik dhe arriti ta shpëtojë atë.