Një shqiptar është kapur në flagrancë në aeroportin e Pizës teksa përpiqej të kthehej në Shqipëri me 20 mijë euro bizhuteri dhe ora të vjedhura.
22 vjeçari kishte kryer një seri vjedhjesh dhe grabitjesh në shtetin italian, por ai akuzohet gjithashtu edhe për vrasje. Dyshohet se shqiptari mund të ketë vrarë një argjendar.
Policia ngriti dyshime kur pa se ai mbante varëse me kryq, teksa në pasaportë kishte emër mysliman.