Bota

Itali/ Shënohen rreth 30 mijë raste të reja dhe 208 viktima nga Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 01/11/20 |
Opi Nion

Italia ka shënuar 29.907 raste të reja dhe 208 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Shifrat janë rezultat i 183.457 tamponëve të kryer, rreth 32 mijë më pak se një ditë më parë.

Kurba e infeksionit ka shënuar një ulje të lehtë, por përsëri sipas autoriteteve shifrat janë shqetësuese.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur. Në 24 orët e fundit ky rajon ka shënuar 8607 të infektuar, më pas vjen Campania me 3860 të infektuar.

Në repartet e terapisë intensive janë shënuar 96 pacientë më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin e tyre në 1939.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve që nga nisja e pandemisë arrin në 709,335 qytetarë, ndërsa ai i viktimave në 38,826 persona.

Kjo situatë ka bërë që ekspertët e shëndetit të paralajmërojnë shtrëngimin e masave anti-covid./ Opinion.al

Pas