Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për nxitje dhe përkrahje të prostitucionit.
Karabinierët befasuan shqiptarin që jeton në Ravenna. Ata e kishin vënë në përgjim atë pasi dyshohej si i përfshirë në rrjetin e prostitucionit.
28-vjeçari shqiptar ishte punonjës porti dhe pa precedent kriminal. Por ai përveç kësaj nxirrte çdo ditë në rrugë dhe dy vajza. Njëra prej tyre ishte partnerja e tij nga Rumania.