Përplasja frontale mes dy makinave mëngjesin e sotëm rreth orës 6:20 në rrugën e Porto Recanati në Itali, për pak sa nuk ka qenë fatale për një të ri shqiptar. Bilanci i aksidentit është katër djem të plagosur, dy më rëndë.
Një djalë 19 vjeçar nga Foligno është transferuar në spital për ndihmë më të specializuar, ndërsa dy miqtë e tij që ndodheshin në të njëjtën makinë me të, janë plagosur më lehtë dhe ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore.
Shqiptari i plagosur, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është 25vjeç. Mësohet se ai po udhëtonte i vetëm në njërën prej makinave të aksidentuara, ndërsa tre të rinjtë italianë në makinën tjetër. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe policia, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Panorama