Një shqiptar 28 vjeçar ka rënë në prangat e karabinierëve italianë pasi iu zbuluan 1.4 kg Marijuanë.
Adnan Teqja e kishte fshehur drogën në kutinë e çorapeve.
Ai është dërguar në burgun e Chietit. Nga hetimet u konstatua se shqiptari merrej me tregti të vazhdueshme droge.
Teqja u arrestua gjatë një kontrolli rutinë, gjatë të cilit, nervozizmi që kishte shfaqur, i kishte bërë karabinierët të ngrinin dyshime.