Italia ka shënuar 18.916 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërkohë që në vend janë kryer 323.047 tamponë.
Niveli i pozitivitetit qëndron në 5,86%, në një rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë kur ishte 6,3%.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 280 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve që në nisje të pandemisë ka arritur në 97.507 persona./Opinion.al