Rekord i ri absolut në rastet e reja të infektimeve nga Covid në Itali. Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 8.804 raste, ndërkohë që numri i viktimave është dyfishuar nga 43 në 83 brenda një dite. Në vend janë kryer 163 mijë testime në 24 orë.
Zonat më të prekura nga infektimet janë Lombardia me 2.067 raste, e ndjekur nga Campania 1.127 infektime dhe Piemonte ku janë shënuar 1.033 raste të reja.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë futur në terapi intensive edhe 47 pacientë, duke e çuar numrin total në 586 persona.
Aktualisht repartet e ndihmës së shpejtë në spitalet “Sacco” dhe “Fatebenefratelli” në Milano kanë vendosur të pranojnë vetëm pacientë me Covid-19 duke drejtuar në spitale e qytetit personat e prekur nga patologji të tjera./Opinion.al