Një 25-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.
Besarta Beqiraj mori plagë fatale në kokë dhe ndërroi jetë në spital pas përplasjes nga një makinë në Crema.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit dhe arrestimin e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.
Nga pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, Policia ka identifikuar modelin e makinës e cila është një Fiat Punto me ngjyrë të zezë.