Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brindisi të Italisë. Një autoçisternë e mbushur me karburant ka thyer trafikndarëset duke kaluar në korsinë e kundërt ku është përplasur me tre makina, në superstradën Brindisi-Bari, duke shkaktuar një aksident ku mbetën të vdekur pesë persona. Midis të cilëve edhe një vajzë 5 vjeçare. Thuhet se çisterna transportonte 270 kuintal karburant dhe viktimat janë të afërm të këshilltari rajonal puljez, Cristiano Casili, i Lëvizjes 5 Yjet. Ndërkohë që një nga viktimat është portieri i ekipit të qytetit të Brindizit.