Tragjik ka qenë fati i katër të rinjve, mes tyre një vajzë shqiptare, të cilat kanë humbur jetën pas një aksidenti në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në komunën e Guidonës, afër Romës. Mediat italiane raportojnë se në mjetin e aksidentuar udhëtonin 4 të rinjtë, dy vajza dhe dy djem.
Po ashtu, mediat raportojnë se vajzat që humbën jetën janë identifikuar; Xhesika G. 19 vjeçe (shqiptare) dhe Ambra S. 18 vjeçe.
Vajzat ndodheshin në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa dy djemtë, Federico B. 18 vjeç dhe Riçardo M. 19 vjeç para. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia.