Javën e fundit është rritur numri i personave të prekur me COVID-19 në Itali.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë shënuar 1,390 raste të reja me koronavirus nga 196,922 teste të kryera.
Po gjatë këtij harku kohor, kanë humbur jetën 25 qytetarë nga COVID-19. Numri i të shëruarve për sot ishte 1,434. Në reanimacion, sipas raportimeve, janë 169 pacientë, 11 më pak se dje.
Shtrimet ditore në spitale, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në vend janë 8. Të shtruarit në spital me simptoma në pavijonet Covid janë 1,167./Opinion.al