Një mesazh kërcënues, i shkruar me gërma arabe ka mbërritur tek Ministri Italian i Drejtësisë, me nënshkrimin ISIS.
Policia italiane ka nisur hetimet, për mesazhin e shkruar në letër, në të cilin thuhej: “Do të vijmë në Romë dhe do të të presim kokën. Zoti është i madh”.
Adresa në zarf është e shkruar në anglisht, thotë “Repubblica”, ndërsa policia e ka dërguar përmbajtjen e tij për ta analizuar.