Raportohet se ISIS nëpërmjet AMAQ ka konfirmuar se luftëtarë të grupit kanë vendosur bombë në avionin e linjës ‘EgyptianAir’ i cili dyshohet se ka përfunduar në Detin Mesdhe.
Gjithashtu raportohet se në Raqqa të Sirisë ka festë lidhur me këtë çështje.
Lajmin e citon Newsday, sipas së cilës në bordin e Airbus A320 kishte bombë.
Këto raporte nuk janë verifikuar, raporton express.
Alarmi për zhdukjen e avionit me 66 persona në bord u dha fillimisht nga vetë kompania me anë të një postimi në rrjetet sociale.