Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kush e shkel atë, vdes”, ishulli i vetëm në Tokë që nuk është eksploruar

2019/01/15 at 12:04 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kush e shkel atë, vdes”, ishulli i vetëm në Tokë që nuk është eksploruar

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion. Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

Po si ia bëjnë banorët e këtij ishulli që nuk kontaktojnë me asnjeri? Duke goditur me harqe e me shigjeta këdo që shkel në atë vend. Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.


Por dhe pse kaq i izoluar, ishulli i ka fqinjët më të afërt rreth 50 kilometra larg. Duke qenë mosbesues ndaj të huajve, ata qëllojnë çdo anije që afrohet. Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar.

Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra me harqe dhe shigjeta në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Me bimët e pemët ushqehen dhe ndërtojnë shtëpitë.

 

Studiuesit mendojnë se ata kanë migruar aty nga Afrika, rreth 50 mijë vite më parë. Por nuk kanë detaje të tjera për mënyrën se si jetojnë.

“Nuk dimë as se sa janë atje”, thotë Anvita Abbi, një shkencëtare që ka studiuar për dhjetëra vite gjuhët e fiseve indiane në ishujt Andaman dhe Nikobar. “Sentineli i veriut është ishulli më i jashtëm i grupit, më afër Mianmarit dhe Tajlandës se Indisë. Banorët mund të jenë disa qindra, më pak se një mijë. Gjuha që flasin nuk mund të dihet, as se sa e vjetër është. Asnjeri nuk është lidhur me këta njerëz dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë”.

“Pse të trazojmë, vetëm nga kureshtja, një grup që e ka mbajtur veten për dhjetëra mijëra vite?”, shton ajo.

Ishulli përmendet në shkrimet e Marko Polos, i cili ka vdekur në vitin 1324. Edhe pse shumë studiues e vënë në dyshim që ai të ketë zbritur me të vërtetë atje.

Por një tjetër grup që mund t’i ketë takuar, janë kolonizatorët anglezë. Të cilët kanë qenë në Indi gjatë viteve 1880. Përvoja që mund të kenë pasur me këta të fundit, mund të shpjegojë se pse janë aq agresivë me të huajt.

Studimet për këtë ishull u ndërprenë pasi një çift me katër fëmijë, që ishin dërguar për të studiuar kulturën, u morën peng menjëherë. Edhe ata që mbijetuan dhe dolën nga ishulli vdiqën pak kohë më pas nga sëmundjet.

Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.

Etiketa: i pashkelurishullvizita


Ju sugjerojmë

Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet
Life Style

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

16 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Para
Lleshaj: Balili nuk u vetëdorëzua. Ishte presion i policisë

Lleshaj: Balili nuk u vetëdorëzua. Ishte presion i policisë

Bie qeveria, Rama shkarkon 7 ministra. Emrat e rinj

Vetëdorëzimi i Klement Balilit, Rama: Urime Lleshit, Policisë dhe SHISH

Rama: Mos hapni lloto ilegale, do përfundoni tek boss-ët e tyre

“Balili”, Rama: Kazani zien, por është operacion i sofistikuar
















TE FUNDIT

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com