Teksa na ndajnë dhjetë ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaq pamje nga Lungomare 2 e Vlorës.
Krahas videos së publikuar Rama shkruan se Lungomare 2 nga një turp publik me kioska e ferra sot po kthehet në hapësira moderne me plazhe publike me 5 yje.
Rama shkruan se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë këto investime do të vijojnë jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al