Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ishte e martuar me 4 fëmijë”, Artani tregon si u njoh me gruan me të cilën u bë baba i 2 fëmijëve: Ishte e sprovuar, e mora për shtëpi 

2024/02/23 at 9:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ishte e martuar me 4 fëmijë”, Artani tregon si u njoh me gruan me të cilën u bë baba i 2 fëmijëve: Ishte e sprovuar, e mora për shtëpi 

Artan Berisha thotë për emisionin investigativ “Stop” në Tv se problemi i tij është që kërkon të regjistrojë dy fëmijët e tij që kanë lindur në Suedi. Në vitin 2018, ai u njoh me Blerina Hanken nga Elbasani, e martuar dhe me 4 fëmijë. Ajo i tha se ishte e ndarë sipas ligjit islam dhe kërkuan azil në Suedi. Gjatë kësaj kohe, erdhën në jetë 2 fëmijë, vajza sot 4 vjeç e gjysëm dhe djali 2 vjeç e gjysëm. 

Në vitin 2023, autoritetet suedeze i kthyen në Shqipëri. Në këtë moment, Artani tregon se e la edhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët i mbetën atij për t’u përkujdesur. Sot Artani nuk i regjistron dot fëmijët, në mënyrë që të fillojë dhe vetë ndonjë punë për të jetuar. Mosregjistrimi vjen për shkak të dokumenteve të paplota, djali është pa atësi dhe duhet të behet testi i ADN-së dhe të ketë vendim gjykate për t’u njohur. Po kështu, fëmijët rezultojnë në trungun familjar të nënës. 

Denoncuesi: Dua t’i regjistroj 2 fëmijët e mi. Kanë lindur në Suedi. Në vitin 2018 u njoha me Blerina Hankjan, e cila është banuese në Elbasan. Ajo ishte e martuar me 4 fëmijë. 

Gazetarja: Me dikë tjetër ndërkohë që të njohu ty? 

Denoncuesi: Po, nuk shkonte mirë me bashkëshortin e vet. Më shkruajti në Facebook ajo mua dhe më tha që “jam e kërcënuar” nga bashkëshorti i saj dhe më tha që “dua të jetoj me ty”. Duke e parë që ishte njeri shumë i sprovuar dhe mendova thashë ta marr për shtëpi. Babai i saj më tha mua që “mund ta marrësh vajzën time, ajo nuk ka shkuar mirë me të dhe më tha të lutem dua të ma trajtosh mirë vajzën sepse ka kaluar shumë vështirësi në jetë”. E mora këtu, mami nuk ma pranonte këtu. Kam jetuar në shtëpi me qira. Domethënë kam kaluar shumë sakrifica. Patstaj mendova të shkoj në Suedi, pasi kam qenë në Suedi, kërkuam azil për mbrojtje duke qenë se i rrezikohej jeta asaj dhe mua. 

Gazetarja: Erdhën në jetë 2 fëmijë… 

Denoncuesi: Vajza 4 vjeç e gjysëm, Hafsa dhe djali 2 vjeç e gjysëm. Lindën atje në Suedi. Nga viti 2019 që qëndruam në Suedi dhe deri në 2023-shin. Në fillim të Janarit 2023, kemi ardhur në Shqipëri. Arsyeja është se azili përfundoi. 

Gazetarja: Çfarë ndodhi pastaj me ardhjen tuaj në Shqipëri? 

Denoncuesi: Pastaj ajo më la. Tha “nuk dua të jetoj me ty”. Arsye të kota. 

Gazetarja: Dhe fëmijët t’i la ty? 

Denoncuesi: Më erdhi tek dera e shtëpisë me këto 2 fëmijë dhe më tha “këto fëmijë do t’i mbash ti”. 

Gazetarja: Siç ja kishte lënë ish-burrit të parë. 

Denoncuesi: Po. 

Gazetarja: Kush është problematika jote që na ka sjellë ne këtu? 

Denoncuesi: Që këto 2 fëmijë dua t’i regjistroj patjetër për arsye se nuk kam kush të m’i mbajë fëmijët dhe dua t’i çoj në kopsht dhe në çerdhe sepse nuk kam asnjëlloj të ardhure. I kam letrat që fëmijët kanë lindur në Suedi. I dorëzova tek Njësia Bashkiake Numër 4. Njërin e kam me atësi dhe tjetrin… Domethënë, Musa, ky djali është pa atësi, por djali e ka mbiemrin tim tek letrat. Tek Njësia 4 më kanë thënë që duhet t’i çosh që t’i regjistrosh në Elbasan. Tani, aty hapin probleme se Blerina ka një gërmë që suedezi e ka ndryshuar dhe e ka pasur Qafa dhe e kanë bërë Qajo, tani ajo ka mbiemrin e babës, Hankja. 

Gazetarja: Çfarë kërkon? 

Denoncuesi: Ajo që kërkoj unë është se dua t’i çoj në kopsht dhe në çerdhe, ju lutem shumë më ndihmoni bashkë me institucionet kush ka mundësi  që këta fëmijë të regjistrohen dhe të kenë mundësi që të shkojnë në kopsht dhe në çerdhe që edhe unë të punoj që t’i mbaj këta dy fëmijë se jam i vetëm, nuk ka kush të më ndihmojë. 

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
“Jemi të shqetësuar”, Gabriel Escobar: Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partner

“Jemi të shqetësuar”, Gabriel Escobar: Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partner

“M’i la fëmijët tanë siç ja kishte lënë burrit të parë”, Artani tregon si përfundoi historia me Blerinën e martuar: Më tha “s’dua të jetoj me ty”

“M’i la fëmijët tanë siç ja kishte lënë burrit të parë”, Artani tregon si përfundoi historia me Blerinën e martuar: Më tha “s’dua të jetoj me ty”

Pa atësi e pa nënë, fëmijët e kthyer nga Suedia në mes të katër rrugëve

Pa atësi e pa nënë, fëmijët e kthyer nga Suedia në mes të katër rrugëve

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com