Ishin nisur nga Gjermania për pushime në Kosovë, por një aksident në Kroaci i ka marrë jetën nënës dhe vajzës së vogël.
Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në Kroaci.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur edhe bashkëshorti i saj, Safet Gashi dhe djali i tyre.
Mediat kosovare shkruajnë se familja nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.
Kujtojmë se nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili ishte një kroat nga Zara.