Bota

Ish-presidenti i Pakistanit arrestohet nën akuzat për korrupsion


               Publikuar në : 18:39 - 10/06/19 |
Opi Nion

Autoritetet në Pakistan arrestuan ish-presidentin, Asif Ali Zardari, i akuzuar për korrupsion. Zardari u arrestua në rezidencën e tij në Islamabad, pasi gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij për zgjatje të dënimit me kusht.

Gjykata e Lartë në Islamabad e refuzoi këtë kërkesë edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur, por sipas mediave deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhërarrest për Talpurin.

Zardari dhe Talpur akuzohen për transferimin e një milion dollarëve në kompaninë e tyre private, përmes llogarive të rreme bankare.

Autoritetet në Pakistan kanë arrestuar disa politikanë nën akuzat për korrupsion prejse kryeministri Imran Khan ka marrë detyrën, vitin e shkuar.

Zardari është zgjedhur president në vitin 2008, pasi udhëhoqi përpjekjet për të larguar sundimtarin ushtarak, Pervez Musharraf, dhe ka qëndruar në krye të Pakistanit deri në vitin 2013./Opinion.al

Pas