Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-presidenti Donald Trump në gjykatë, kërkon imunitet lidhur me akuzat për zgjedhjet e 2020 

2024/01/09 at 5:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-presidenti Donald Trump në gjykatë, kërkon imunitet lidhur me akuzat për zgjedhjet e 2020 

Gjykata e Apelit në Uashington po dëgjon argumentet e palëve nëse ish presidenti Donald Trump gëzon apo jo imunitet për t’u ndjekur penalisht mbi akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. 

Ish presidenti Donald Trump ka mbërritur në gjykatë. Kjo është një nga 4 hetimet penale me të cilat ai përballet ndërsa garon për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. 

Avokatët kanë kërkuar pushimin e çështjes ndaj tij me arsyetimin se ish-presidentët nuk mund të përballen me akuza penale për veprime që lidhen me përgjegjësitë e tyre zyrtare dhe se gjykatat nuk kanë autoritet për të shqyrtuar aktet e një presidenti. 

Por prokurori i posaçëm, Jack Smith, që drejton hetimet ndaj zotit Trump, ka argumentuar se presidentët nuk gëzojnë imunitet të plotë dhe se veprimet për të cilat është akuzuar ish presidenti, nuk ishin të lidhura me funksionet e tij shtetërore. 

Sipas prokurorit Smith, zoti Trump ka vepruar në rolin e një kandidati politik dhe jo në rolin e një presidenti, kur ushtroi trysni mbi zyrtarët zgjedhorë për të përmbysur humbjen e tij ndaj zotit Biden dhe kur nxiti mbështetësit e tij që t’i drejtoheshin Kapitolit në 6 janar të vitit 2021. 

Prokurorët thonë se nëse do të pranoheshin argumentet e zotit Trump se ai gëzon imunitet, atëherë, kjo do t’i hapte udhë mundësisë që në të ardhmen një president të mund t’i shpëtonte ndjekjes penale për vepra si marrje rrushfeti në këmbim të një kontrate qeveritare; apo udhëzimin e shefit të FBI-së për të manipuluar prova në dëm të kundërshtarëve politike, apo për shitjen e sekreteve bërthamore tek rivalët e huaj. 

Në parashtrimet e tyre, ndër të tjera, avokatët e ish presidentit Trump kanë cituar një dispozitë kushtetuese mbi bazën e të cilës një person nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën akuzë. Sipas tyre, çështja përmban akuza të ngjashme, me ato që ngriti ndaj zotit Trump Dhoma e Përfaqësuesve, por Senati, organi që zhvillon gjyqin ndaj një presidenti, e shpalli atë të pafajshëm. 

Mitch McConnell, kryetari i atëphershëm i shumicës republikane në Senat, u shpreh gjatë gjyqit se për akuzat ndaj ish presidentit u takonte gjykatave të merrnin vendim. 

Disa ekspertë ligjore argumentojë se zoti Trump po tenton që përmes apelimeve të vonojë proceset gjyqësore në pritje të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. 

Nëse zoti Trump rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë më 5 nëntor, ai mund të përdorë kompetencat e presidentit për të ndërprerë proceset gjyqësore dhe madje edhe të falë veten ndaj çdo krimi federal. 

Në Apelin e Uashingtonit, çështja e imunitetit të zotit Trump, po shqyrtohet nga tre gjyqtarë, dy të emëruar nga zoti Biden dhe një nga ish presidenti Bush. Nuk dihet se kur ata do të marrin vendim, megjithatë gjasat janë që kjo çështje të përfundojë për gjykim në Gjykatën e Lartë. 

Zoti Trump ka lënë të kuptohet se do ta shfrytëzojë paraqitjen e sotme në gjykatë për të portetizuar veten si viktimë të përdorimit politik të sistemit të drejtësisë. Deri më tani nuk ka patur asnjë fakt që të tregojë ndikim të Presidentit Joe Biden në çështjen ndaj paraardhësit të tij. 

Ky është një rast i paprecedentë kur një president akuzohet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve dhe një terren i ri për organet gjyqësore, që duhet ti japin përgjigje pyetjeve nëse një ish president mund të hetohet për aktet e ndërmarra gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë./VOA 

Ju sugjerojmë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Para
Zbulohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor 

Zbulohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor 

Çmimet e referencës me afër realitetit, ekspertët: Do rrisin çmimet e pronave në bregdet

Çmimet e referencës me afër realitetit, ekspertët: Do rrisin çmimet e pronave në bregdet

Ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK pas rreth 8 orësh, ja çfarë thotë

Ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK pas rreth 8 orësh, ja çfarë thotë

TE FUNDIT

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com